TIRANE

Godina e kryeministrisë e cila u dëmtua gjatë protestës së 5 kombëtare të opozitës me sende të forta, bomba molotov si dhe bojë nga militantët gjatë protestavetë opozitës, i është rikthyer normalitetit. Punonjësit kanë nisur nga puna për të kryer riparimet e nevojshme, ku nuk kanë munguar edhe falënderimet edhe nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Veliaj, përmes një falënderimi të ndjerë ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata punonjës që kanë punuar orar pa orar për rikthimin e gjendjes së mëparshme në godinën e Kryeministrisë.
“Flm kolegëve që e gdhinë për të pastruar ndërtesën e Gherardo Bosio pas ekskursionit të dhunës e teksa pasardhësit e tij italianë janë në Tiranë, të dhunosh kryeministrinë me banerin “Mbro Tallashin” është një hipokrizi epike! Ndaj në 30 Qershor, referendum edhe për këtë”, shkruan Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb