Ndryshim në qarkullimin e qytetarëve në Unazën e Re. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi pasditen e sotme se do të eliminohet një nga rrethrrotullimet më të përdorura tek Astiri.

“⚠️Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se:
Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të ‘Ozone’ (Astir) do të eliminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës ‘Teodor Keko’ do të vijojë pa kryqëzim në nivel.
Aksesimi i bulevardit ‘Migjeni’ do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes Sheshi ‘Shqiponja’ Pallati me Shigjeta’.
Aksesimi i Unazës nga bulevardi ‘Migjeni’ do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.
ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të ‘Sheshit Shqiponja’.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!”, deklaron ARRSH.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: