Dy predha të cilat dyshohen se datojnë në Luftën e Dytë Botërore janë gjetur vetëm pak metra larg portit të Vlorës. Predhat janë nxjerrë në pah gjatë punimeve për rikonstruksionin e shëtitores pranë muzeut të pavarësisë, jo shumë larg njëra tjetrës.

Pas zbulimit të tyre, nga ana e firmës është bërë njoftimi i policisë dhe ndërprerja e punimeve në atë zonë. Edhe pse disa vite më parë zona ka pësuar një tjetër rikonstruksion, ato janë gjetur vetëm tani pasi ndërhyrjet e fundit kanë qenë deri në disa metra në sipërfaqen e tokës.

Megjithëse predhat i përkasin një periudhe gati një shekull në distancë, rrezikshmëria e tyre në shumë raste është e lartë. Kjo për faktin se eksplozivi në brendësinë e tyre është i ruajtur mirë për këtë arsye tërheqja e tyre bëhet nga forcat xheniere. Vendi ku janë gjetur predhat, ka qenë pika hyrëse e portit në kohën e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: