Një 33-vjeçar nga Vlora është zhdukur prej dy ditësh nga familja.

Bëhet fjalë për të riun Martin Seleni, i cili ka humbur kontaktet me familjen, prej ditës së hënë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se Seleni punonte në një fasoneri dhe ditën e hënë kishte shkuar të merrte rrogën, ndërsa prej dy ditësh nuk dihet asgjë për të.

Kanë qenë familjarët e tij, që kanë ngritur alarmin, duke denoncuar në polici humbjen e të riut.

07535bd2 4e94 48b6 8a74 6a236ea60caf
07535bd2 4e94 48b6 8a74 6a236ea60caf

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb