Pushimet kanë përfunduar dhe Massimiliano Allegri përgatit rikthimin e tij në pankinë një vit pas largimit nga Juventus. Në fakt, nesër më 26 maj mbushet saktësisht një vit kalendarik nga dita kur tekniku vendosi të ndahet nga “Zonja e Vjetër” pas një serie triumfesh në futbollin italian dhe dy finaleve të Champions League. Që nga ajo kohë ai preferoi të qëndronte larg futbollit. Pavarësisht ofertave të fundit, Allegri mbajti premtimin për të pushuar për një vit rresht.

Ita Allegri Est A Paris Mais Pas Pour Le Psg Icon Spi 260519 11 18,278801
Ita Allegri Est A Paris Mais Pas Pour Le Psg Icon Spi 260519 11 18,278801

Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe tekniku ka nisur të studiojë ofertat e shumta që prej muajsh qëndrojnë në tavolinën e tij. Premier League intrigon trajnerin, por sipas medive italiane destinacioni i ardhshëm pritet të jetë Paris SG. Kampionët francezë kanë kohë që përpiqen të joshin Allegri dhe duket se tani e kanë bindur të transferohet në Paris për një kontratë 3-vjeçare që përfshin edhe një project ambicioz në merkato. Në këtë mënyrë, Massimiliano Allegri pritet të zëvendësojë në pankinën e Paris SG, Thomas Tuchel që pavarësisht problemeve në klub dhe dhomat e zhveshjes do të drjejtojë skuadrën deri në përfundim të edicionit në Champions League.
(ballanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: