Puthja e Pm dhe Sarës duket se ka shqetësuar shumë Fifin. Në mes të një diskutimi në kuzhinë, pasi Pm i pohoi Fifit se ishte puthur me Sarën, Fifi vendosi t’i kundërvihet kësaj të fundit.

“Ti e paske puthur. Me dukesh e pasigurt. Ty të erdhi motra për Pm, të tha s’ka gjë. Qënke lunatike. Për mua është shumë e rëndë”, ishin këto disa nga fjalët e Fifit në momentin kur u acarua pse Sara ishte puthur me Pm.

Kaq mjaftoi që Sara të përlotej dhe ta pyeste vetëm pse përfshihej aq shumë. Fifi nisi të flasë me tone të larta, e pas këtij momenti të gjithë banorët u mblodhën në të njëjtin ambient. Ata i shprehën Sarës mendimin se askush nuk ka pse ndërhyn dhe ajo nuk ka pse shpjegohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: