Gjenerali Mark Milley, kryetar i shefave të përbashkët të NATO-s, tha se aktualisht aleanca është “më e unifikuar se kurrë”.

Ai shtoi se edhe pse lufta në Ukrainë ka avancuar, qëllimet e tyre “kanë mbetur të njëjta”.

Duke folur nga Ramstein, Gjermani, ai tha: Gjatë 43 viteve të mia në këtë uniformë, nuk e kam parë kurrë NATO-n më të unifikuar se sot.

“Lufta ka evoluar gjatë 11 muajve të fundit, por misioni ynë ka mbetur i njëjtë. Ne jemi të përkushtuar të mbështesim Ukrainën me aftësitë për të mbrojtur veten kundër agresionit të paligjshëm dhe të paprovokuar rus”, tha ai.

“Përfundimisht presidenti Putin dhe Rusia do të kuptojnë gabimet e llogaritjes së gabuar të tyre strategjike” në Ukrainë, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: