Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të takohej me presidentin rus Vladimir Putin dhe homologun e tij ukrainas, Zelensky, për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë nëse do të ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Unë nuk mendoj në aspektin e fitores dhe humbjes. Mendoj në aspektin e zgjidhjes së situatës, kështu që duhet të ndalojmë vrasjen e të gjithë këtyre njerëzve,” tha ai në CNN.

Trump shpjegoi se nëse do të ishte president, do ta zgjidhte konfliktin brenda 24 orëve.

Trump shtoi se ai e konsideronte Putinin si shumë të zgjuar, por, sipas tij ai bëri një gabim duke nisur operacionin ushtarak në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: