Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia dhe Kina janë të gatshme të mbështesin njëra-tjetrën në çështje kritike si uniteti kombëtar dhe mbrojtja e sovranitetit të shteteve.

Deklaratat erdhën pak para bisedimeve të tij të planifikuara me Presidentin Xi Jinping më 19 dhe 20 maj.

Në mesazhin e tij, Putin theksoi se bashkëpunimi ruso-kinez ka të bëjë me mbështetjen e ndërsjellë në çështjet e unitetit kombëtar, mbrojtjen e sovranitetit të shteteve dhe në përgjithësi çështje me rëndësi strategjike.

Presidenti rus theksoi se bashkëpunimi i ngushtë midis dy vendeve “nuk është i drejtuar kundër askujt”, por synon promovimin e paqes dhe prosperitetit në rajon dhe në mbarë botën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb