Vejushat e luftëtarëve të ushtrisë së presidentit Putin të cilët janë vrarë në Ukrainë po u jepen pallto leshi të dhuruara nga një furnizues me bazë në kryeqytetin e Rusisë.

Pamjet e fundit të publikuara në rrjetet sociale tregojnë sesi veshjet u dorëzohen grave në Makiivka, në rajonin e Donetskut të pushtuar nga Rusia.

Miroslava Reginskaya, e cila po organizonte donacionet, tha se ishte marrë vendimi për t’u dorëzuar palltot grave, burrat e të cilave kishin pushtuar Donbasin.

Palltot iu dhanë 21 “vejushave të mbrojtësve të rënë”, njoftoi ajo, ndërsa gratë dëgjohen teksa falenderojnë në video prodhuesin e palltove.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: