Kreu i CIA-as William Burns, ka deklaruar se 2000 deri në 4000 trupa ruse janë vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës.

Ish-ambasadori i SHBA –së në Moskë gjithashtu tha se kishte bërë një shkëmbim intensive të inteligjencës me Ukrainën duke theksuar se ky bashkëpunim do të vijojë.

Vladimir Putin duket se nuk ka gjasa të tërhiqet, tha Burns, ndërsa theksoi se as CIA nuk mund të shohë se si presidenti rus ë zëvendësojë qeverinë e presidentit Zelensky me një udhëheqje kukull,

“Mendoj se Putini është i zemëruar dhe i frustruar tani. Ai ka të ngjarë të dyfishojë dhe të përpiqet të rrëzojë ushtrinë ukrainase pa marrë parasysh viktimat civile. Unë nuk arrij të shoh se si ai mund të prodhojë një luftë të tillë.”, ka thënë më tej ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb