Presidenti Vladimir Putin udhëzoi shërbimet e urgjencës për të ofruar ndihmë për zonat e kontrolluara nga Rusia që u përmbytën pas një çarje në digën Kahkovka në jug të Ukrainës.

Një deklaratë e Kremlinit tha se Putin diskutoi situatën aktuale në rajonin e prekur nga incidenti me Vladimir Saldo, guvernatorin e instaluar nga Rusia në Kherson.

“Vladimir Putin udhëzoi Ministrinë e Situatave të Emergjencave që të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjet e prekura nga përmbytjet, në përputhje të plotë me standardet e Federatës Ruse”, thuhet në deklaratë.

Udhëheqësi rus urdhëroi gjithashtu një analizë të nevojave që shfaqen në rajon, shtoi ai.

Rusia dhe Ukraina fajësuan të martën njëra-tjetrën për hedhjen në erë të digës Kakhovka, e cila përmbyti vendbanimet fqinje, rrezikoi të korrat, kërcënoi furnizimin me ujë dhe çoi në evakuimin e banorëve.

Moska akuzoi Ukrainën për përpjekjen për të shkëputur Krimenë nga uji që merr nga rezervuari Kakhovka, i formuar nga diga, ndërsa Kievi pretendoi se Rusia u përpoq të ngadalësonte një kundërsulm të pritshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb