Fluks i lartë është krijuar në pikën kufitare të Qafë Thanës këtë fundjavë, në drejtim të doganës së Maqedonisë së Veriut.

Fluksi i lartë i automjeteve që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Maqedonisë ka shkaktuar vonesa në kalim, ndërsa udhëtarët raportojnë pritje për përpunimin e dokumenteve.

Autoritetet kufitare janë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, i cili pritet të mbetet i dendur gjatë gjithë fundjavës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb