Që nga lançimi i Microsoft Wordit, Excelit dhe PowerPointit për Android në vitin 2015, aplikacionet e paketës Office janë përditësuar vazhdimisht me qëllim të përmirësimit të performancës së tyre dhe zgjerimit të veçorive të tyre.

Numri i instalimeve të këtyre aplikacioneve ka vazhduar të rritet  dhe tani Excel dhe PowerPoint kanë tejkaluar shifrën mbi 500 milionë instalime në pajisjet Android, shkuran Neowin.

Megjithatë, disa pajisjet Android tashmë vijnë me aplikacionet primare të Officet të instaluara. Sidoqoftë, arritja e fundit e Excelit dhe PowerPointit nuk është një punë e vogël.

Aplikacionet e Officet për pajisjet Android rregullisht përditësohen çdo muaj. Së fundmi, Microsofti ka lansuar përditësimet e Office Insider në Android, duke prezantuar disa avancime në Word, PowerPoint dhe Outlook.

Nëse ende nuk i keni instaluar aplikacionet primare të Officet në pajisjen tuaj Android, atëherë ato mund t’i shkarkoni nga Google Play Store.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: