VLORË

Detaje të reja për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-fushës së aviacionit në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për një konflikt mes disa personave që i ka paraprirë nxjerrjes së armëve.

Disa persona janë zënë fillimisht me fjalë dhe më pas një prej tyre ka qëlluar me pistoletë në ajër. Autori është identifikuar si shtetasi Ervis Dollani, me origjinë nga Berati dhe rritur në Vlorë.

Mësohet se Dollani kishte dalë një muaj më parë nga burgu. Ndërkohë gjatë konfliktit të sotëm, sipas policisë ka qenë nën efektin e alkoolit dhe ka qëlluar mbi 5 herë në ajër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: