Katër muaj pas atentatit që iu bë në sy të fëmijëve Edison Begajt, në Kaninë të Vlorës, ku si pasojë ai mbeti i plagosur, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Mitri Prifti, 36 vjeç, me profesion jurist.

Policia e Vlorës bën të ditur se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës për 36-vjeçar e shpallur në kërkim, i cili akuzohet për tentativë vrasje, ngjarje kjo e ndodhur në 29 maj të këtij viti në fshatin Kaninë.

“Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. P, 36 vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. B, 41 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb