Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi akuzohet se qëlloi me pistoletë në ajër pas një sherri për parkimin me një 25-vjeçar. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘30 Vjetori’. Kështu, pas hekurave përfundoi shtetasi Ilir Mamurani, 55 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se dje, rreth orës 12:00, të pas një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin Emiljano Zoga, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Gjithashtu, për këtë rast u arrestua edhe 25-vjeçari, sepse pas konfliktit, u largua, dhe nuk dha sqarime për rastin. Në vijim, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Mamurani, 49 vjeç (vëllai i shtetasit autorit të dyshuar.), pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një armë gjahu gjysmë-automatike, të cilën e posedonte pa leje.
Kjo armë gjahu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit pistoletë me të cilën 55-vjeçari dyshohet se qëlloi në ajër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)