Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp njoftoi ngritjen e një qendre ekselence të NATO-s në Tiranë. “Propozimi ynë vjen në një moment kritik ku fenomeni i luftëtarëve terroristë ka marrë përhapje të frikshme”,- tha ministrja.

Sipas saj, ngritja e kësaj qendre do të përmirësojë më tej ndërveprueshmërisë mes vendeve të NATO-s.

“Ne mirëpresim një strukturë që mban flamurin e NATO-s, ajo do mbështesë edhe përpjekjet e qeverisë shqiptare në luftë ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: