Një mjek ka bërë një gjest heroik në Britani, pasi u fut në një qendër vaksinimi që ishte në flakë, për të shpëtuar dozat e vaksinës kundër koronavirusit.
Ngjarja ndodhi në Surrey, ku personat që ishin nisur për të marrë vaksinën, u kthyen mbrapsht pas thirrjeve të zjarrfikësve.

Por para se zjarri të digjte gjithçka një mjek u kthye përsëri në ndërtesë, ndërsa u pa duke tërhequr një enë të madh frigoriferike, që mbante dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

“Një nga mjekët po dukej shumë i shqetësuar dhe në një moment ne pamë atë duke vrapuar për t’u futur në ndërtesën në flakë.

Ishte një gjest i mahnitshëm, ai i shpëtoi të gjithë dozat e vaksinave”, tha një dëshmitar

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb