TIRANE

Që prej inaugurimit në vitin 2014, qendra e vetme kombëtare e personave me aftësi të kufizuar në Vaqarr qëndron e mbyllur pasi qeveria ka zgjedhur të mos financojë shërbimet e qendrës edhe pse është bashkëfinancuese në ndërtimin e saj.

Ndërkohë lënia jashtë funksionit për 7 vite po e çon drejt degradimit infrastrukturën 4 katëshe që numëron 23 klasa dhe laboratorë të dedikuar me shërbime komplekse, rehabilitim fizik, terapi të kombinuara, mësimdhënie të gjuhës brail, dhe gjuhës angleze, klasa për fëmijët autik dhe me probleme në të folur dhe dëgjim, si dhe shërbime të specializuara për grupe të tjera të aftësisë së kufizuar. Për personat nga rrethet qendra ofron edhe shërbim hotelerie me 120 shtretër, një mensë për 250 persona si dhe një fushë minfushe futbolli që janë të paaksesueshme për mungesë financimi.

Për herë të parë pas 7 vitesh ekzistence qendra kombëtare për personat PAK është vizituar nga përfaqësues të ministrisë së shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale gjatë një aktiviteti sensibilizues të organizuar në ambientet e saj. Aktiviteti është mbështetur nga Agenzia Italiana per bashkëpunim dhe zhvillim që krejt ndryshe nga qeveria shqiptare ka vendosur të mbështes aktivitetet e qendrës që i cilëson si shumë të dobishme në ndihmë të aftësisë së kufizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb