Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” në Berat fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të këngës qytetare, që u organizua në qytetin e Prizrenit. Edicioni i tretë i këtij festivali ndërkombëtar, titulluar “Kënga Qytetare na bashkon” mblodhi rreth vetes shumë formacione artistike nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Turqia etj.

Grupi artistik i qytetit të Beratit u përfaqësua në këtë festival nga këngëtarët e mirënjohur: Floresha Debinja, Ludmilla Baballëku e Petrit Berisha, ndërkohë që nuk munguan në këtë event edhe orkestrantët e muzikantët e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Falë performancës së shkëlqyer muzikore e orkestrale si dhe shpalosjes së kulturës së qytetit nëpërmjet këngëve e valleve, Grupi Artistik i Beratit rrëmbeu çmimin e parë të Festivalit midis dhjetëra grupeve pjesëmarrëse nga Ulqini, Tetova, Presheva, Gjakova, Prizreni, Turqia, Bosnja etj.

Orkestrina popullore e grupit artistik të Beratit, e drejtuar nga Albi Kadëna u vlerësua nga juria e festivalit me çmimin e parë. Ky çmim u pasua edhe nga çmimet e këngëtareve më të mira të festivalit që u fituan nga këngëtaret beratase Floresha Debinja e Ludmilla Baballëku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb