TIRANË

Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi e cilëson komision farsë, komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Në një postim në “Facebook” duke iu referuar raportit të sotëm të maxhorancës, Maliqi shkruan se vendimi është Presidenti sovran i unitetit kombëtar dhe mbrojtës i Kushtetutës.

POSTIMI I PLOTË

Portokalli, Estradë, Aktrim Rilindase…?Miq po e ndiqni komisionin hetimor për Presidentin – Portokallinë, estradën, aktrimin e Mao-Taos së Rilindjes??. Vendimi: Presidenti sovran i unitetit kombëtar dhe mbrojtës i Kushtetutës?.Një vit komision farse hetimor mbledhje pas mbledhjesh, akuza qesharake, dërgime shkresash në Venecia dhe fundi presidenti ka të drejtë pra komisioni farsë, aktrues, lekët tuaja i marrin për mbledhje të kota shumë deputetë janë shpërblyer nga 3-4 komisione e udhëtime jashtë vendit etj. Këta vetëm aktrojnë me fatkeqësitë tuaja, pas tërmeteve derdhin lot krokodili këtu në parlament dhe vinin me përparëse e garuzhde ju ndanin miell e sheqer dhe u ndanin ushqime, në pandemi e njëjta gjë, ky parlament kjo qeveri ka marrë fund. Vetëm aktrim, dhe votime kundra interesave tuaja, këtu votohen PPP-të për Oligarkët dhe çdo ligj kundra interesave tuaja. Ky sekt kriminal me emrin Rilindje me parlament e institucione të kapura, me banda e oligarkë, me krim e drogë, me korrupsion galopant duke varfëruar e shpopulluar vendin, duke penguar integrimin Europian duhet shkatërruar me çdo mjet demokratik. Ndryshimi do ndodhë, rotacioni i pashmangshëm???????.

Maliqi Fb
Maliqi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb