Janë ngritur tonet në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë.

Kryetarja e komisionit Albana Vokshi, pati disa diskutime me sekretarin Klevis Xhoxhi dhe nënkryetarin Plarent Ndreca.

Tema e cila shkaktoi tension ishte ajo e kërkesave të dorëzuara për informacion dhe propozimet e ekspertëve të të dy palëve.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Nuk kemi ardhur këtu për tu tallur, bëhuni pak seriozë

Klevis Xhoxhi: Anëtarët të njihet me gjërat që të jetë i bindur për atë që do të diskutohet

Vokshi: Kërkesat për informacion i janë dërguar Sekretarit Xhoxhi nga sekretarja.
Kërkesat që janë shqyrtuar nga ekspertët.
Nëse nuk i keni lexuar tregon që nuk jeni të përgatitur. Kërkesat kanë tre javë. Ekspertët tuaj kanë punuar, janë bërë disa vërejtje. Nuk mund të thoni që nuk jemi njohur.

Ndreca: Kërkesat bëhen kur ekspertët po punojnë për planin e hetimit. Që është dorëzuar. Pa u miratuar plani kërkesat janë pa sens.
Sot nuk kemi një kërkesë të miratuar nga të dy palët ekspertëve.

Vokshi: Dakordësia është këtu.

Ndreca: Duhet të kishim një kërkesë të dakordësuar që të binim dakord menjëherë këtu.

Vokshi: Tentativa juaj për të vonuar punën ka kaluar cdo limit.

Ndreca: Do ti miratosh apo jo?

Vokshi: Ca është ky kërcënim?

Ndreca: Do dakordësinë tonë apo jo? Se po bëjmë debate bazike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb