Një shqiptar është kapur nga policia greke, teksa ka qenë duke transportuar me makinën e tij 15 kg kanabis, të fshehura në sediljen e pasme të mjetit. Ka qenë qeni antidrogë që ka fundosur shqiptarin, i cili është arrestuar menjëherë nga policia.

Mediet greke kanë publikuar një video, ku shihet qeni që gërvisht me thonj pjesën e pasme të sedijes duke i drejtuar policët drejt vendit, ku ishte fshehur lënda narkotike.

Ka qenë qeni i quajtur ‘Avra’, i trajnuar posaçërisht për zbulimin e lëndës narkotike, që ka çuar në hekura trafikantin. Shqiptari 22-vjeçar e kishte ndarë drogën në 14 pako, me peshë me peshë totale 15 kg e 500 gram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb