Pamjet që shihni tregojnë momentin e vendosjes së eksplozivit në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar pamjet për BalanWeb ku shihet moment, ku autori, i veshur me xhup dhe me kapuç, ecën i qetë në lagje, ndërsa vendos eksplozivin në derën kryesore të banesës. Siç shihet nga kamerat e sigurisë së një prej banesave në atë zonë, shënon pikërisht ora 02:55 kur autori shkon te objektivi i tij dhe vendos tritolin.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, duke terrorizuar gjithë lagjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: