Banorët në qytetin e Kharkivit, kanë ngritur barrikada rëre për të mbrojtur statujat, duke përfshirë një monument simbolik të shkrimtarit Taras Shevchenko në qendër të qytetit.

Statuja, e cila është 16 metra e lartë, është më e madhja në Kharkiv. Shevchenko njihet si “poeti kombëtar i Ukrainës” dhe një nga baballarët e letërsisë së vendit, si rrjedhojë statuja e tij është një simbol domethënës për qytetin. Ai ishte shkrimtari më i shquar i vendit në shekullin e 19-të dhe një nga të parët që shkroi në gjuhën ukrainase, Emëri i tij është përdorur për të emëruar disa sheshe anembanë Ukrainës dhe universitetit më të madh të vendit në Kiev.

Qyteti është nën bombardimet e pamëshirshme ruse, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe të plagosur. Raportohet se granatimet ruse kanë vazhduar gjatë gjithë natës dhe gjatë gjithë mëngjesit dhe se autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për toksicitetin e ajrit për shkak të sulmeve ajrore dhe zjarreve që rezultojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb