Do ti bashkoheni Partisë së Lirisë për referendumet?

Berisha: Prej kohësh ne jemi shprehur për referendum. Jemi shprehur në disa takime. Vlerësoj edhe qëndrimin e Partisë së Lirisë për referendumet. Kushtetuta e ka humbur sensin e saj me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, de facto ajo ka rënë. Janë bërë ndërhyrje të shumëllojta në kushtetutë, të cilat i kanë privuar asaj zhdërvjelltësinë e parimeve të saj. Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre. U bë një referendum në 1994, qeveria e humbi dhe ai ishte një zhvillim pozitiv për demokracinë shqiptare. Që nga ajo kohë referendum ka bërë PD-ja gjatë këtyre muajve. Janë një seri problemesh që duhet të marrin përgjigje me referendum.

Keni diskutuar për qeveri teknike në shtator?

Ne nuk kemi diskutuar por Edi Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie, detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. A do ngarkohet një qeveri teknike apo një qeveri ad-hoc, do ta zgjedhin forcat politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb