Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria ka vendosur që t dhurojë 30 milionë euro për mirëmbajtësin e Portit të Durrësit.

Spaho thekson se nëse këta para do iu jepeshin bizneseve, do të shpëtonin nga falimentimi 30 mijë biznese.

Postimi i nënkryetarit të PD-së Edmond Spaho:

Shqiptarët do të humbasin rreth 30 milionë euro të tjera, sepse Edi Rama ka vendosur t’ia japë ato klientëve të tij që do të marrin në menaxhim Terminalin e Konteinerëve në Portin e Durrësit.

Kontrata ëehtë plotësisht korruptive. Klienti i qeverisë nuk do të kryejë asnjë investim në port, por vetëm do të përfitojë nga përdorimi i pasurisë publike. Është përfitim i paldrejtë në kurriz të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.

Me 30 milionë euro qeveria në largim e Edi Ramës mund të kishte paguar çekun 1 mijë euro për 30 mijë biznese, duke i mbrojtur ata nga falimentimi.

Pas 25 Prillit askush nuk do të gëzojë pasuritë e marra padrejtësisht apo, akoma më keq, duke fshehur prapa emrave të kompanive, qeveritarët e korruptuar.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb