SOFJE-Parlamenti bullgar hodhi poshtë mocionin e mosbesimit të opozitës kundër kryeministrit konservator Bojko Borisov mbi politikat e kujdesit shëndetësor, bëri të ditur shtypi vendas.

Votimi ishte 133 pro dhe 99 kundër mocionit.

Borisov u mbijeton për të tretën herë mocioneve dhe sulmeve të opozitës që nga maji i vitit të kaluar.

Dy të mëparshmit u nisën mbi akuzat e korrupsionit qeveritar dhe politikën e sigurisë.

Mocioni i mosbesimit nuk mund të iniciohet për të njëjtën arsye brenda gjashtë muajve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb