Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar në lidhje me votimin e qeverisë Hoti në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Von Cramon i ka uruar suksese Avdullah Hotit, ndërsa ka kritikuar faktin se deputetët e Kuvendit të Kosovës ishin nën presion nga LDK-ja dhe nga presidenti Thaçi për të votuar.

“I uroj punë të suksesshme z.Avdullah Hoti dhe qeverisë së tij në Prishtinë. Qeveria ka shumë punë për të bërë, këto janë rrethana kruciale për çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare. Shpresoj që qeveria e re do të jetë në gjendje të zhvillojë reformat dhe të punojë për një Kosovë më të mirë. Megjithatë ne s’mund të bëhemi të verbër rreth votimit të z.Hotit. Deputetët e Parlamentit të Kosovës ishin nën presion të madh nga lidershipi i LDK-së nga Presidenti Thaçi”, tha Von Cramon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb