MAQEDONI E VERIUT

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë filluar bisedimet dhe negociatat ‘e fshehta’ për koalicionin qeverisës.
Partia e parë LSDM duket se është më e sigurta pasi deri më tani nuk ka asnjë gjë konkrete dhe e ka lënë për në muajin gusht intensifikimin e negociatave me rastin edhe të dhënies së mandatit të formimit të qeverisë.

Por VMRO- DPMNE, duket se nuk pret asnjë ditë dhe lideri i saj Hristjan Mickoski po zhvillon bisedime me të gjitha partitë për të lënë në ‘hije’ LSDM-në dhe të formojë qeverinë.
Kampi shqiptar nga ana tjetër është tërësisht i ”përçarë” me BDI që kërkon koalicion me partitë e tjera shqiptare, por këto të fundit e kundërshtojnë madje i bëjnë thirrje edhe partive të tjera mos bëjnë koalicion me Ali Ahmetin pasi partia e tij manipuloi dhe vodhi votat më 15 korrik.

Koalicioni më i mundshëm tashmë është LSDM- BDI, jo vetëm se janë partitë fituese respektive nga maqedonasit dhe shqiptarët, por dhe sepse nga Ali Ahmeti ka një tërheqje sa i përket objektivit për kryeministër shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb