Aktivisti Ilir Xhemalaj, në protestën e 83-të para kryeministrisë, theksoi se qeveria jonë është e dobët para shteteve tjera, të cilat përfitojnë në maksimum nga kjo.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe tek zjarret në Shqipëri.

“Në këto ditë kemi vënë re një revansh të forcave anti-shqiptare kundrejt nesh. Jo më larg se dje, kryeministri i Maqedonisë në një vizitë në Pustec, nuk është kënduar himni shqiptar. Ndërkohë, në jug të Shqipërisë, natën hiqen tabelat e toponimeve të fshatrave në shqip dhe vendosen në greqisht.
Pse po ndodh kjo gjë, ndoshta sepse qeveria jonë është e butë. Qeveria është e shitur, ata duan ta shpopullojnë. Përse ky sulm i mirëkoordinuar, ne nuk duhet të heshtim. Shqipëria po digjet, përse, përse po i djegin malet. Në duhet t’i vendosim para përgjegjësisë.
Mos vallë ka të bëjë me paketën e Maleve! Mos duan të hapin toka të reja për vendbanime të reja. Çfarë po ndodh? Duan të bëjnë reklama. Duhet të ngrihemi dhe t’i dalim ballë vendi”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb