Kreu i PD Sali Berisha, në një komunikim për mediat komentoi ngjarjen tragjike në Himarë, duke u ndalur edhe tek protesta e zhvilluar ditën e djeshme.

Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të shkarkojë dy ministrat përgjegjës për fatkeqësinë në Potam.

“Bën një status e fillon dhe mbaron me Berishën por nuk gjen dot ashpërsinë për t’i dërguar një ngushëllim familjes që humbi fëmijën për shkak të këtij soj ministri, për të cilin nuk ekziston ligj dhe as moral. Janë bërë përpjekje të mëdha për të fshehur gjurmë të krimit, jo vetëm autori tentoi të largohet, por janë zhdukur kamerat që regjistruar skenën e  krimit. Persona kriminel njësoj si Arjan Tase, menjëherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato.

Por këtu ka dëshmitarë dhe ju keni lexuar dëshmitë. Unë i kërkoj Ramës të shkarkojë, dy ministrat përgjegjës për fatkeqësinë që ndodhi në Potam. Ky është hapi më minimal, qytetarët janë të revoltuar. Rama nuk mund ta kapërcejë me halucinacione , vampirë, mediatike dhe politikë. Rama me mbrojtjen që i bën krimit, meriton një revoltë të madhe popullore. Rama në vend të një ndjese qindra herë para shqiptarëve u deklaron se kemi sezonin më të përsosur turistik.”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: