TIRANË
Pas miratimit të fondit paraprak për SPAK për muajt e mbetur të 2019, qeveria ka ecur më tej duke gjetur edhe pasuesin e ish-drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, e cila u lirua nga detyra pak kohë më parë nga Këshilli i Ministrave. Në krye të këtij institucioni është zgjedhur Piro Misha. Paraardhësja e tij, Persida Asllani drejtoi Bibliotekën Kombëtare për pesë vite, ndërsa ajo pohoi se largimi i saj ka qenë për arsye personale.
Vendimi i qeverisë:
V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Piro Misha emërohet drejtor i Bibliotekës Kombëtare.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA