TIRANË

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dhënë sot detaje pak minuta pasi qeveria miratoi paketën e famshme ‘anti-kçk’ ose ‘anti-Kap Ça të Kapësh’.

Ajo theksoi se nëpërmjet kësaj pakete forcohet dhe ashpërsohet lufta kundër krimit të organizuar dhe të gjithë atyre që mendojnë në këtë vend se mund të sfidojnë forcën e ligjit. Gjonaj thekson se kjo paketë përbën një akt normativ që hyn menjëherë në fuqi.

“Pas një procesi diskutimesh shterues mes përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, ministrisë së Brendshme përfshirë këtu dhe zyrën e kryeministrit, policinë e Shtetit, shërbimet partnere dhe ekspertët vendas dhe të huaj të reformës në drejtësi, sot kemi miratuar në mbledhjen e qeverisë paketën ligjore ‘anti-KÇK’. Nëpërmjet kësaj pakete forcohet dhe ashpërsohet lufta kundër krimit të organizuar dhe të gjithë atyre që mendojnë në këtë vend se mund të sfidojnë forcën e ligjit.
Vendimet e miratuara sot sjellin ndryshime në ligjin antimafia, në ligjin e policisë së Shtetit, ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara si dhe kodin penal. Të gjitha këto ndryshime së bashku me ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë tashmë vendimmarrje të Kuvendit të Shqipërisë. Akti thelbësor i paketës ‘anti-kçk’ të miratuar sot nga qeveria shqiptare është akt normativ i cili hyn në fuqi menjëherë dhe ka të bëjë me pasurinë e atyre që janë dënuar për krim të organizuar, pjesëmarrje në organizata dhe grupe të strukturuara kriminale në çdo grup tjetër kriminal apo terrorist apo trafiqe dhe krime të tjera të rënda”, deklaroi ministrja e Drejtësisë.

Sipas saj, pjesë e paketës ‘anti KÇK’ që shënjestron pasurinë janë dhe të gjithë ata që ndonëse të akuzuar për kryerjen e krimeve të rënda apo përfshirje në krim të organizuar ose terrorizëm për shkak të sistemit të kalbur dhe të korruptuar të drejtësisë nuk u dënuan kurrë dhe sot lëvizin të lirë.
“Të gjithë këta individë, qofshin të dënuar apo të akuzuar do të duhet të provojnë se banesat, bizneset, tokat, llogaritë bankare, mjetet motorike në posedim të tyre apo të familjarëve të tyre burojnë nga puna dhe jo nga aktiviteti i paligjshëm dhe i pajustifikuar. Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për të justifikuar ligjshmërinë e kësaj pasurie”, u shpreh Gjonaj.

Fjala e plotë:

Pas një procesi diskutimesh shteruese mes përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, përfshirë këtu edhe zyrën e Kryeministrit, Policinë e Shtetit, shërbimet partnere dhe ekspertët vendas dhe të huaj të reformës në drejtësi, sot kemi miratuar në mbledhjen e Qeverisë, paketën ligjore Anti-KÇK.

Nëpërmjet kësaj pakete forcohet dhe ashpërsohet lufta kundër krimit të organizuar dhe të gjithë atyre që mendojnë se mund të sfidojnë në këtë vend forcën e ligjit. Vendimet e miratuara sot sjellin ndryshime në ligjin Anti-Mafia, Ligjin e Policisë së Shtetit, Ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara si dhe Kodin Penal. Të gjitha këto ndryshime së bashku me ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” , janë tashmë vendimmarrje të Kuvendit të Shqipërisë.

Akti thelbësor i paketës “Anti-KÇK” të miratuar sot nga Qeveria Shqiptare, është akt normativ i cili hyn në fuqi menjëherë dhe ka të bëjë me pasurinë e atyre që janë dënuar për krim të organizuar, pjesëmarrje në organizata kriminale,  në çdo grup tjetër kriminal dhe terrorist, apo trafiqe dhe krime të tjera të rënda.

Pjesë e paketës Anti-KÇK që shenjëstron pasurinë, japë edhe të gjithë ata, të cilët ndonëse të akuzuar për kryerje të krimeve të rënda apo përfshirje në krim të organizuar dhe terrorizëm, për shkak të sistemit të kalbur dhe korruptuar të drejtësisë, nuk u dënuan kurrë dhe sot lëvizin të lirë.

Te gjithë këta individë, qofshin të dënuar apo të akuzuar për kategoritë e krimeve që sapo përmenda, do të duhet të provojnë se banesat, bizneset, tokat, llogaritë bankare, mjetet motorike në posedim të tyre apo edhe të familjareve të tyre, burojnë nga puna dhe jo nga aktiviteti i paligjshëm dhe i pajustifikuar. Barra e provës do të qëndrojë mbi ta për të justifikuar ligjshmërinë e pasurisë se tyre.

Njëkohësisht, subjekte të kësaj pakete janë të gjithë ata, të cilët për të fshehur pasuritë e tyre të paligjshme, i kanë transferuar ato në emra të palëve të treta.

Këto lloj transferimesh apo transaksionesh në bazë të këtij akti normativ do të anulohen dhe konsiderohen të pavlefshme.

Personat që kanë menduar se përmes këtyre veprimeve do të shpëtonin pasurinë e tyre, do të duhet të japin llogari një më një, e të justifikojnë çdo qindarkë.

Akti normativ i miratuar do ti jap Policisë së Shtetit, SPAK-u dhe Gjykatave të Posaçme mjetet dhe kornizën e duhur ligjore për të luftuar krimin e organizuar në mënyrën më efikase të mundshme.

Ndërsa, pjesa tjetër e paketës ka të bej me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të cilët po sfidojnë shtetin, ligjin dhe tërë shoqërinë, me vendime si ai i Krujës, që ndonëse i fundit në radhë, fatkeqësisht nuk është i vetmi.

Për të gjithë këta sfidues të ligjit dhe të vlerave të shoqërisë, që abuzojnë për interesa personale dhe korruptive teksa kalojnë ditët e fundit para vetingut, me këtë paketë institucionet e reja të drejtësisë, organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë do të kenë mekanizma të reja efikase për të ndëshkuar çdo gjyqtar dhe prokuror që merr guximin të shkelë ligjin.

Ndërsa, pjesa tjetër e paketës ka të bëjë me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të cilët po sfidojnë shtetin, ligjin dhe terë shoqërinë, me vendime si ai i Krujës, që ndonëse i fundit në radhë, fatkeqësisht nuk është i vetmi.

Për të gjithë këta sfidues të ligjit dhe të vlerave të shoqërisë, që abuzojnë për interesa personale dhe korruptive teksa kalojnë ditët e fundit para vetingut, me këtë paketë institucionet e reja të drejtësisë do të kenë mekanizma te reja efikase për të ndëshkuar çdo gjyqtar dhe prokuror që merr guximin të shkelë ligjin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb