Qeveria shqiptare ka rihapur aplikimin për kandidaturën për gjyqtar të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut pas refuzimit që iu bë 3 kandidatëve të parë.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, voton brenda muajit prill 2017 kandidaturën për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në GJEDNJ. Kështu Këshilli i Evropës fton qeverinë shqiptare të paraqesë brenda datës 20 mars 2017 listën me propozime për tre kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.

Ky njoftim për aplikim bazohet në Udhërrëfyesin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 (nëntë) vjetësh dhe mbaron pas përfundimit të këtij afati ose kur ai/ajo arrin moshën 70 vjeç.

Në fund të shtatorit, Këshilli i Europës ktheu mbrapsht tre kandidatët që propozoi Qeveria shqiptare për gjyqtar në Strasburg, dhe konkretisht, ata ishin: ish-kryeprokurorja Ina Rama, ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi dhe juristi Gent Ibrahimi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb