Biznesmeni Petrit Ago i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka paralajmëruar qeverinë të përgatitet për të marrë borxh dhe të suportoje sektorët kyçë.

Sipas Agos, i cili ka punuar dhe drejtor i Doganës Shqiptare Shqipërinë e pret një situatë post- pandemi 12-18 muaj dhe duhen suportuar sektorët kyçë blegtori, bujqësi apo agroturizëm.

Nëse kjo nuk ndodh Ago thotë se atëhere qeveria do jetë përballë një situatë kritike.

 

”Pandemia do iki por problemet ngelen post- pandemi të cilat më mirë të jemi të përgatitur. Minimumi do zgjasin 12- 18 muaj. Qeveria duhet të parashikojë mirë si do e zbusë këtë situatë të vështirë. Nëse nuk do përqëndrohet tek sektorët kyç të prodhimit vendas, bujqësi, blegtori, agroturizëm do jetë shumë situatë kritike. Këto sektorë po të ishin aq të lehtë, aq të bukur, aq frytdhënëse do merreshin të gjithë. Investimet në këtë sektor janë mikroskopike. Ende 30 vite nuk është zgjidhur çështja e certifikatave të pronësisë. Janë parcela mikroskopike që nuk ka kuptim t’i punosh. Këta duhet të suportohen me investime. Nëse nuk ndodh qeveria do gjendet para një situate kritike. Duam apo s’duam borxhi duhet përgatitur që tani terreni për ta marrë kur të jenë sulur të gjitha shtetet. Vendet e rajonit do të kenë nevojë për kredi. 8- 10% do të rritet borxhi.”- tha Petrit Ago.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb