Nuk ia doli të triumfonte këtë vit, që do të ishte titulli i tetë dhe rekord absolut në Formula 1, por Lewis Hamilton merr një tjetër titull.  Piloti britanik i Mercedes, një legjendë e gjallë e garave të shpejtësisë, ka marrë një vlerësim të jashtëzakonshëm në vendlindje.

Princi Charles i Uellsit, i dha titullin “Sir” 36-vjeçarit, si shenjë vlerësimi për arritjet e jashtëzakonshme në sport. Hamilton bëhet piloti i katërt i Formula 1 që fiton titullin “Sir”.

Piloti ishte i shoqëruar nga nëna e tij në ceremoninë që u mbajt në Kështjellën e Winsdor. Një mirënjohje e lidhur edhe me aktivitetin e rëndësishëm të kryer nga Hamilton jashtë pistave dhe lidhur me projektet e përfshirjes dhe barazisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb