Kur bëhet fjalë për të hyrë në karakterin e një personazhi si Bessie Smith mund të bëhet çdo gjë. Edhe të zhvishesh për herë të parë përpara kamerës në moshën 45-vjeçare.
Kështu ka bërë Queen Latifah, artistja reper, që ‘perandoreshës së blues’ i detyrohet shumë artistikisht dhe tani do interpretojë një film televiziv për të, të titulluar ‘Bessie’, duke i lejuar vetes edhe të zhvishet, një gjë që se kishte menduar deri tani.
Reperja artiste është protagoniste e filmit televiziv për historinë e këngëtares legjendare blues Bessie Smith dhe në moshën 45-vjeçare zhvishet topless për herë të parë.
(da.xha/BalkanWeb)