Ministri Blendi Gonxhja ka ashpërsuar gjuhën ndërkohë që raportonte në Komisionin e Ligjeve, ndërsa ka ofenduar protestuesit duke i quajtur “një tufë budallenjsh”.

“Unë nuk jam protestues bukë peshku, por kam marrë gurë dhe plumba. I përkasim një kohe kur kemi rrezikuar jetën dhe familjen për lirinë. Një tufë budallenjsh që gjuajnë me gurë dhe pllaka nga hyrja e Kuvendit… Populli ka thënë: ‘Hajde rrugë budallait'”, është shprehur Gonxhja.

Deklaratat e rënda i referohen qytetarëve që prej 52 ditëve po protestojnë në atë që është konsideruar si revolucion qytetar, kërkesa kryesore e të cilëve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb