TIRANË

Është përshkallëzuar sërish protesta e qytetarëve për rritjen e çmimeve. Pas bllokimit të unazës, qytetarët janë vendosur në bllok, në Rrugën e Shallvareve, një nga artieret kryesore të kryeqytetit.

Ata bëjnë thirrje në kor qytetarëve: Fikini makinën, bashkohuni me ne!

Ndërkohë, si pasojë e bllokimit është krijuar një avari në trafik, me makinat që janë vendosur në varg të pa lëvizura.

Qytetarët kanë paralajmëruar se protesta të ngjashme do të bëhen çdo ditë, me të shtunën që është lajmëruar një protestë masive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb