Gjatë takimit me demokratët e Tepelenës, ish kryeministri Berisha është përballur me pyetjen nëse mund t’I fitojë PD-ja zgjedhjet me problemet që ka me SHBA-në.

Pyetja: Nuk kam qenë pjesë e foltores deri në 6 Mars. Në demokraci respektohet vullneti i shumicës. Prandaj jam sot këtu që të bashkohemi. Jam skeptik për dy gjera: në raport me SHBA. Qëllimi ynë është që të mundim Edi Ramën. Dua nga ju ta thoni: a është pengesë ngërçi që ka PD dhe jume SHBA për ta mundur Edi Ramën? Unë jam demokrat që nga viti 1991. A ndjeni edhe ju përgjegjësi që sot nuk jemi si gjithë Europa?

Ditën që mora vendimin ti drejtohem anëtarësisë, prej 8 vitesh nuk kisha bërë asnjë takim me anëtarësinë e PD-së. nuk e bëja atë vetëm për të mos i bërë hije atij që ishte kryetar i PD-së. nuk  e dija cili do ishte impakti i adresimit tim. E kam marrë atë vendim për dy arsye: e para, do u drejtohem shqiptarëve që kanë besim se dinjiteti njerëzor nuk nëpërkëmbet.

Ky njeri me këtë vendim më ka prekur dinjitetin tim. Pa asnjë document dhe asnjë provë. Së dyti, unë u drejtohem atyre shqiptarëve që besojnë se sovraniteti i vendit të tyre është i shenjtë. Në qoftë se ka diçka që noton mbi gjakun e shqiptarëve është pikërisht sovraniteti. Në qoftë se për shpalljen non grata zgjodha gjykatën dhe transparencën, të shkoj duke bindur njerëz që është vendim politik, korruptiv dhe nuk lobova as një qindarkë. Nuk do kërkoj kurrë sa të jetë në pushtet Blinken që të ndryshojë vendimin e tij. Më ka cënuar dinjitetin, pranoj vetëm të falur publikisht, asgjë tjetër. Ka dy Amerika, ka një Amerikë që më ka shpallur non grata dhe që nuk i kam kërkuar kurrë ta heqë këtë vendim. Ka një Amerikë tjetër, ajo Republikane, e asaj partie të madhe që është e rreshtuar PD-ja që nga krijimi gjer më sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb