Kryeministri Edi Rama njihet nga ato personazhe që shpesh i përgjigjet ndjekësve në rrjete sociale.

Këtë praktikë ai e ka ndjekur edhe në postimin e fundit të publikuar në “Facebook”, ku shfaq momente gjatë pastrimit të mjedisit dhe apelon që ajo duhet mbrojtur e ruajtur. Një përdorues në rrjet, me emrin Leo Leo, i ka shkruajtur kryeministrit se të mos merret me problemet e mjedisit, por me rrogat, që sipas tij merr nën mesataren e lejuar.

Kryeministri nga ana tjetër ka thënë se rroga 250 mijë lekë në muaj nuk duhet të ketë, ku me ligj minimalja është 300 mijë, ai udhëzoi qytetarin që të denoncojë këtë gjë në “Shqipëriaqëduam.al”.

Qytetari: Pastrimi ju pëlqen juve po na grini rrogat se po torturohena 8 orë në punë, po punojmë në mes të shiut, nuk duhet rroga për 250 mijë lekë që marrim.

Rama: Rroga 250 mijë lekë nuk ka, sepse rroga minimale me ligj është 300 mijë lek, prandaj nëse pronari juaj ju jep më pak denoncojeni tek shqiperiaqeduam.al rubrika #denoncokorrupsion qe ta ndjekim konkretisht!

Rama Koment
Rama Koment

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: