Merr fund pas 17 vitesh makthi i Mikele Padovano, ish-sulmuesit të Juventusit i cili ishte arrestuar në vitin 2006 me akuzën e financuesit të një rrjeti të trafiku të drogës.

Gjykata e Apelit në Asisi i ka dhënë të drejtë sot ish-sulmuesit italian, i cili prej 17 vitesh kishte nisur një betejë ligjore për të mbrojtur imazhin e tij dhe për t’u shpallur i pafajshëm pasi ishte vlerësuar si një financues i një rrjeti i cili kalonte drogë nga Maroku në Spanjë.

Për Padovanon, prova e vetme ishte që i kishte kaluar para një mikut të tij, i cili mendohej se ishte organizatori i trafikut. Por ish-futbollisti insistonte se ishte një borxh që ia kishte kërkuar një person të cilin e njihte që nga fëmijëria dhe nuk e dinte se për çfarë do t’i përdorte. Ai u arrestua në vitin 2006, duke qëndruar disa ditë në qeli derisa u lirua me kusht në pritje të vendimit të gjyqit.

Ai refuzoi gjithmonë akuzat, pasi fillimisht ishe dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, me apelime e riapelime të vazhdueshme në vite. Sot doli vendimi që hidhte poshtë të gjitha akuzat ndaj Padovanos, duke i dhënë fund kësaj historie për tashmë 55-vjeçarin i cili kulmin e karrierës së tij si futbollist e kishte kur fitoi Ligën e Kampioneve me Juventusin në vitin 1996.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb