TIRANE– Dy turistë shqiptarë ranë paraditen e së shtunës në vendin e njohur si “Shpella e Pëllumbasit” në Tiranë, ndërsa njëri prej tyre vijon të jetë i zhdukur dhe polumbarët vijojnë kërkimet.

Polombarët e RENEA-s edhe gjatë ditës së djeshme dhe sot, vijojnë kërkimet në grykën e Skuranës në lumin Erzen, për gjetjen e trupit të 20 – vjeçarit Xhorxho Seferi. Gjatë ditës së sotme do të devijohet nga forcat xheniere edhe një pjesë tjeter e lumit, me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur. Përgjatë shtratit të lumit, kërkimet vijojnë edhe nga një grup punonjësish policie të Stacionit të Policisë Farkë.

Të rinjtë që ranë në humnerë janë 21 vjeçari Fabio Dukagjini, i cili u shpëtua dje dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore si dhe 22 vjeçari tjetër Xhorxho Seferi që vazhdon të jetë i zhdukur.


xjorxho (Xhorxho Seferi)
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 te se shtunes, ndërsa në orën 15:15 u njoftua se me ndërhyrjen e forcave të policisë dhe atyre zjarrfikëse u bë e mundur nxjerrja e njërit prej tyre. Në pamjet e publikuara nga operacioni i shpëtimit, duket edhe terreni i vështirë ku ranë dy të rinjtë.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e 22-vjecarit në grykën e lumit Erzen.
Fabio Dukagjini
(Fabio Dukagjini)

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb