Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar radhët e gjatë qytetarëve për abone. Në një status në Facebook Këlliçi shkruan se situata tregon se sa shumë rëndon transporti në xhepat e qytetarëve dhe se zgjidhja është autobusi falas.

Radhët e gjata sot në Tiranë për abone tregojnë se sa shumë rëndon transporti publik në xhepat e qytetarëve. Autobusi falas është zgjidhja që unë ofroj për të ulur koston e tyre të jetesës dhe do ta realizoj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: