Rafael Nadal konfirmohet “mbret” i Parisit. Tenisti spanjoll fitoi për herë të 12-të turneun “Roland Garros”, duke mundur në finale 3-1 (6-3 5-7 6-1 6-1) Dominic Thiem. Ky ishte rofeu I 18-të Grand Slam në karrierën e Nadal.

French Open Roland Garros
French Open Roland Garros

Shumë diferenca në fushë, të cilat u evidentuan në dy setet e fundit, megjithëse austriaku Thiem vuajti edhe lodhjen e gjysmëfinales maratonë të fituar kundër Novak Djokovic. Tenisti nga Mallorca e shfytëzoi në mënyrën më të mirë këtë detaj, duke vendosur edhe një rekord të ri. Askush më parë nuk e kishte fituar një turne Grand Slam të tenistit më shumë se 11-të herë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb