Deputeti Ralf Gjoni, në fjalën e mbajtur në parlament, deklaroi se shqiptarët po paguajnë paratë e gjakut për të tejkaluar koronavirusin.

“Ju doni të merrni 180 milionë euro tek BE dhe do merrni edhe tek Banka Për Rindërtim. Por, ku do të shkojnë këta para? Pse marrim borxhe, sepse nuk ka lekë. Nuk ka lekë, sepse ka korrupsion galopant.

Po sot që jeni vetë në pushtet e nuk janë as Saliu e as Ilir Meta, kush bën korrupsion. Sot ka korrupsion galopant në miliarda euro. Shqiptarët paguajnë paratë e gjakut për të tejkaluar koronavirusin. Testi në Shqipëri në privat shkon në 120 euro. Parlamenti është vatër infektimi, ku jari rrotullohet me kondicionerë automatikë”, tha Gjoni.

Ralf Gjoni nënvizoi se shqiptarët duhet të përgatiten për dimër të zi, ndërsa kritikoi edhe disa mjekë që japin receta.

“Mjekët duhet që të nderohen, ka shumë mjekë të mirë, por ka edhe mjekë të tjerë në lagje, që japin receta. Japin kortizon. Është krim, sepse rëndohet imuniteti. Lideri global shkon e flet për Karabakun e ju flisni për Komision për luftëtarët e UÇK-së. Po i japim hov elementit serb dhe rus. Po përgatitemi për një dimër të zi, e qeveria merret me çështje që janë antikombëtare”, deklaroi Gjoni.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb