Aventura e Ralf Rangnick në krye të Man.United nis me fitore, jo pak e vuajtur, pasi “djajtë e kuqë” nuk e kishin të lehtë të thyen në “Old Traford” Crystal Palace. Miqtë u mbrojtën mirë, të paktën deri në minutën e 77-të, ku u desh një super gol i Fred për ti mposhtur.

Fal këtij trepikëshi, United i afrohet gjithnjë e më shumë zonës Champions, për momentin, tre pikë larg West Ham të vendit të katërt. Një fitore të pastër 3-0 siguroi Tottenham përballë Norwich.

Lucas kaloi londinezët në avantazh në minutën e 10-të ndërsa në fraksionin e dytë Sanchez dhe Son shënuan dy herë të tjera duke hipotekuar këtë fitore që i ngjit në vendin e pestë në kuotën e 25-të pikëve, një më shumë se United.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb