Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u ndal edhe te pensionistët duke thënë se pavarësisht vështirësive , do të mbajnë premtimet e dhëna. Ai tha se duke nisur nga janari do të dyfishohet rritja e vitit që po lëmë pas.
“Këta honxhobonxhot këtu kujtojnë se mund ti torollisin pensionistët me kokëposhtë. Por pensionistët e dinë se si është të rrisësh ekonominë me mund. Ndërkohë realiteti i tyre është ende shumë i vështirë. Kanë kontribuar për vendim shumë më tepër se këta që ikën dhe plot të tjerë që kanë ikur më parë. Ne nuk mund të mbetemi tek entuziazmi për rritjen ekonomike. Ne i qëndrojmë detyrimit tonë ndaj tyre. Por edhe pensionet nuk rriten nga dëshira por rriten me ekonomi. Nga janari të dyfishojmë rritjen e vitit që po lëmë pas dhe t’i qëndrojmë këtij zotimi çdo vit pasardhës me dyfishim krahasimisht me vitin e parë të këtij procesi. Janë 20 mld në këtë buxhet që janë vetëm për këtë dyfishim të rritjes. Indeksimi afrohet në muajin prill dhe është një fond shtesë prej 4 mld…”
